Zjarri kaplon Debrishtën

21.08.2016 15:56:18

Zjarri ka përfshirë barin dhe pyjet pranë fshatit Debrishtë, Rosomansko. Ilço Bogevski, komandant i njësisë territoriale kundër zjarrit nga Kavadari, ka informuar se digjet një sipërfaqe prej rreth pesë hektarë.

‘Zjarrfikësit e Kavadarit janë në terren, poashtu në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe banorët e fshatit. Bëhen përpjekjet për të kontrolluar zjarrin dhe të mos lejohet që ajo të hyjë në fshat’, tha Bogevski.