Zjarri në Trepçë, lëndohet një zjarrfikës

22.01.2019 14:56:03

Zjarri ka përfshirë trafon elektrike të Trepçës në Mitrovicë.

Si pasojë e kësaj, qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa rrymë, raporton lajmi.net.

Siç raporton kallxo.com, si pajojë e këtij zjarri një zjarrfikës ka pësuar lëndime nga gazrat, por është jashtë rrezikut për jetë.

Zjarrfikësi i lënduar është dërguan në Spitalin e Mitrovicës dhe sipas mjekut kujdestar Selman Ajvazi i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.