Zjarri përfshin ndërtesën, 8 persona të vdekur

05.02.2019 11:06:01

8 persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit.  Sipas zyrtarëve, rreth 30 të tjerë, në mesin e tyre tre zjarrfikës u plagosën.

Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës 8-katëshe. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Një grua e dyshuar u ndalua nga policia. Prokurori i Parisit, Remi Heitz tha se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes.