Zjarri që shpërtheu në një fermë, vazhdoi të sillej sikur një spirale...

Zjarri që shpërtheu në një fermë, vazhdoi të sillej sikur një spirale tornadoje

14.09.2019 20:26:43

Disa metra në lartësi, është ngritur zjarri që shpërtheu në një fermë në Brazil dhe vazhdoi sillej sikur një spirale tornadoje, i favorizuar nga moti nxehtë dhe era e lehtë.

Toka me barë të tharë, ishte shumë e përshtatshme që flakët të përhapen gjithandej, në një zonë pranë një autostrade në Santa Helena de Goias, transmeton Telegrafi.

“Flakë djalli” është quajtur kjo spirale zjarri, si pasojë e të cilës, punonjësit detyroheshin të iknin, derisa provonin ta shuanin.

Sipas të pranishmëve, zjarri është ndezur papritmas, derisa ata po pastronin dhe më pas u detyruan për dy orë derisa e fikën.

Shumë prej tyre, kanë marrë plagë të lehta, derisa dëmet janë të konsiderueshme. /Telegrafi/