Zjarri shpërthen në “repartin e coronavirusit” të një spitali në Indi, momenti kur stafi nxiton për të shpëtuar pacientët

10.09.2020 23:40:29

Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur personeli i Kujdesit Intensiv filloi të vepronte për të evakuuar pacientët me coronavirus pasi një ventilues shpërtheu në flakë.

Sipas mediave të huaja, gjërat mund të kishin përfunduar në tragjedi pasi makina kishte probleme mori flakë në spitalin SSG në Vadodara, India perëndimore më 8 shtator.

Por katër mjekë të shpejtë ishin fatmirësisht atje për të shpëtuar ata dhe askush nuk u lëndua nga flakët.

Dhe në pamjet e publikuara shihet fillimisht stafi që rrethon pacientin i cili është më afër ventilatorit pasi një zhurmë shpuese shfaqet nëpër spital në orën 21.45 të mbrëmjes.

Duke dyshuar se diçka nuk është në rregull, një punëtor ndihmon me ngut pacientin të ngritët në këmbë, ndërsa ata nxitojnë drejt daljes.

Pacienti i fundit në dhomë ngrihet vetë për të vendosur një maskë fytyre, pasi stafi kërkon që ai të largohet nga zona e rrezikshme.

Ai shihet duke ikur, pasi dhoma e spitalit është plotësisht e mbuluar me tym të zi.

Spitali SSG besohet të ketë një nga nivelet më të larta të pranimeve të pacientëve me coronavirus në vend.

Ministri i Shëndetësisë i Gujarat, Nitin Patel, tha se 35 njerëz u evakuuan nga dy pavijone spitalore, përpara se zjarri të vihej nën kontroll.

India kohët e fundit tejkaloi Brazilin për t’u bërë vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia e coronavirusit, me gati 4.5 milionë raste dhe më shumë se 75,000 vdekje.