Zonja e Parë e Kosovës merr pjesë në pritjen e organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit kanadez

22.09.2017 14:31:03

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau.

Në fotot e siguruara nga lajmi.net, në këtë ngjarje, me temë qendrore gratë si faktorë për zhvillim ekonomik, Zonja e Parë e Kosovës shihet që është takuar me nikoqiren Sophie Grégoire Trudeau, më gra të liderëve botërore të Koresë së Jugut, Maltës, Libisë, Hondurasit, Maqedonisë, Qipros, shteteve afrikane e aziatike.

Më parë, ajo bashkë me presidentin Thaçi kishin takuar çiftin presidencial Trump.

lume1lume2lume3lume4lume5lume6