Zoran Zaev takon Methju Nimicin

03.07.2017 10:44:17

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic sot do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Nimic është për vizitë disaditore në Shkup në biseda me kreun shtetëror për mundësitë për zgjidhje të kontestit për emrin.

Nimic më pas në MPJ do të bisedojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ku më pas është parashikuar që të jepet deklaratë për mediat.

Nimic është në një vizitë disaditore në Shkup në bisedime me kreun shtetëror  mbi mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Dje pasdite Nimic kishte biseda me presidentin Gjorge Ivanov. Në takim, siç njoftoi Kabineti i Ivanovit, është shqyrtuar gjendja aktuale në bisedimet për tejkalim të kësaj çështjeje. Presidenti i Maqedonisë ka porositur se Republika e Maqedonisë edhe më tej do të marrë pjesë në procesin që po zhvillohet nën patronazhin e KB-së dhe ka theksuar se nevojitet të krijohet ambient pozitiv me qëllim të mirëkuptimit dhe respektimit më të mirë.

Presidenti Ivanov, siç qëndron në kumtesë, e ka përshëndetur konstruktivitetin dhe fokusimin e masave për ndërtim të besimit midis dy shteteve dhe bëri thirrje për zgjerim të tyre dhe futje të përmbajtjeve të reja.

“Pala e Maqedonisë me vite më parë jep kontribut dhe iniciativa të vazhdueshme në drejtim të besimit midis të dy shteteve dhe të dy shoqërive. Është e domosdoshme që të jepet impuls plotësues nga të dyja palët në tejkalimin e kësaj çështjeje, e cila ka rëndësi esenciale për stabilitet dhe prosperitet të gjithë rajonit”, ka theksuar Ivanov në takimin me ambasadorin Nimic.

Në procesin i cili zhvillohet në kuadër të KB-së, sipas Ivanovit, është i domosdoshëm respektim rigoroz deri te korniza në të cilën zhvillohen bisedimet – rezolutat të Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e përkohshme dhe aktgjykimi nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Në këtë drejtim, presidenti Ivanov e potencoi nevojën për respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe dinjitet drejt obligimeve të ndërmarra ndërkombëtare.

Nimic, siç kumtoi pres-shërbimi i KB-së, në Shkup erdhi me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritje të progresit në bisedimet me ndërmjetësim të KB-së për gjetje të zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjen për emrit.

Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të udhëtojë për në Athinë.

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014