Zot epju shqiptarëve frymë njerëzore!

07.03.2021 13:54:04
Nga Ahmet Asani
Se kah jemi drejtuar të shkojmë si komb, më së miri mund ta shohim në vendin më demokratik në botë në Zvicër, ku jetojnë rreth 300.000 shqiptarë. Në Zvicër ku shqiptarët nuk kanë asnjë pengesë dhe i kanë gjitha mundësitë financiare që në çdo kanton ku jetojnë, ta kenë nga një Qendër Kulturore Shqiptare, të kenë Fond për financim të shkollës shqipe, për ruajtjen e zhvillimin e kulturës dhe traditave kombëtare, por që nuk kanë asnjë Qender Kulturore Kombetare, nga që kanë investuar në afer 100 objekte fetare me një investim prej diku rreth 500 milion Sfr!?
Në vend se të falen e luten nëpër shtëpi ose objekte fetare të cilat i kanë ndërtuar e i ndërtojnë në Zvicër popujtë që kanë shtete ketu e 500 vite me parë si Turqia, Arabia e shtetet tjera të Lindjes, prej nga edhe burojnë gjitha religjionet, shqiptarët ende pa u bë Kosova shtet me kufi, ende të sunduar në Maqedoni e Serbi, ende në s’kamje e varfëri, ende të pabashkuar në një shtet kombëtar, kanë vendosur të investojnë në projekte fetare e jo në projekte kombëtare!
Zot epi Frymë Njerëzore ( gjerm.Geist, arab.Ruh, kroat.Duh) popullit tim, sepse pa Frymê Njerëzore njeriu nuk mund të jetë as Besimtar e as Kombëtar!