Zotëri ministër, jemi në vitin 2020 ku betejat zhvillohen me robotikën e dronëve, e jo pērmes medieve sociale! I

13.11.2020 01:07:37

 

Nga Fadil MALOKU

I nderuari minister i mbrojtes! Me vie mire që më nē fund dikush nga institucionet e qeverisë e pa të arsyeshme, t’i përgjegjet përmes medies sociale, “kërcnimit” poashtu mediatik të Presidentit serb Vuçic, i cili për herë parë bënë një kërcnim… hajde të themi më të hapur, se sa herat e kaluara. Kjo porosi midis tjerash nënkupton se Serbia, është duke përdorur gjitha mjetet (politike, ekonomike e tani edhe ushtarake) për siç thot në vazhdimësi Ai “rikthimin e Kosoves dhe Metohisë, si djep i civilizimit serb, në kuadër të shtetit serb…” Ajo që mua si qytetar më intereson është dhe ka të bëjë me shkallarën e vigjilencës sonë, me përgaditjet, gatishmërinë, shkallën e sigurisë, dhe angazhimi i FSK- s që t’i rezistoj këtyre skenareve hipotetike (po edhe reale padyshim!) të ndonjë “desanti” të shpejt nga ana e Serbisë. Pra, nuk do duhej realisht të na befasoj asgje…Uroj që si njeri adekuat, në postin adekuat, të dini në mënyrë adekuate t’u përgjigjeni sfidave të kërcnimit që do vijnë pandaluar, nga Serbia…