ZOTI E RUAJT POPULLIN MIK ZVICRAN!

20.05.2020 10:55:50
Nga: Ahmet Asani
Besimtari i vërtetë nuk ia prish disponimin mikut të vërtetë! Zvicranët si populli e kanë treguar veten se janë miq të vërtetë të shqiptarëve! Zvicranët na dhanë strehë e punë, kur Serbia na la rrugëve dhe na la pa bukë e pa punë! Në kohërat më të këqija kur Serbia na vrau e dëboi nga tokat tona, Zvicra na strehoi dhe për ne ndau kafshatën e bukës!
A mund të quhet veprim i drejtë një veprim i cili të prish e largon nga miku dhe të afron e këthen prap në dorë të armikut?! A mund të quhet besimtar i vërtetë ai i cili ia thyen shpirtin mikut dhe ia plotëson dëshirën armikut?!
O njerëz të mirë, o besimtarë të vërtetë, mos shkelni mbi mikpritjen dhe bukën që na e dha populli Zvicran! Lutuni e faluni me familjet tuaja në shtëpitë tuaja e mos dëgjoni fjalët e shërbëtorëve, spiujëve e podanikëve të Serbisë! Zoti e ruajtë popullin mik Zvicran! Amen & Amin