Zv/kryeministri serb paralajmëron “surprizë” nga Vuçiqi në takimin e Brukselit

23.03.2018 21:21:28

Zëvendëskryeministri i serb, Nebojsa Stefanoviq, pas reagimit që i bëri kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk ka pasur kohë të merret me Asociacionin, ka paralajmëruar se mund të ketë surpriza në Bruksel.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel mund të përgatisë një surprizë sonte, duke mos treguar se për çfarë “surprize” bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.

“Mund të them se Vuçiqi mund t’ua përgatisë një befasi sonte dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ne të marrim vendim ta formojmë vetë Asociacionin e Komunave Serbe pa na u bërë vonë se kush çka ka për të thënë për këtë”, ka thënë Stefanoviq për TV Pink.

Takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinit, është duke u mbajtur në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.