Zv/kryeministrja serbe: Zgjidhja me Kosovën, jetike për Serbinë

12.08.2018 17:07:03

Zorana Mihajloviq, zv/kryeministrja e parë në qeverinë e Serbisë, ka thënë se zgjidhja e problemeve me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin serb.
Sipas saj deklarata e kundërshtarëve politikë në Beograd se Vuçiq po merret vetëm me temën e Kosovës, janë për interesa personale.

“Ku keni qenë gjithë këto vite. Kosova është Serbi, por ju keni bërë gjithçka për ta ndarë nga Serbia. Gjatë gjithë kohës që ishit në pushtet, nuk kishit guxim për negociata me dhe të thoni se si është situate në Kosovën dhe pjesë të tjera”, tha Mihajloviq, transmeton lajmi.net.

Ajo kërkoi nga të gjithë në shtetin serb, të bëhen bashkë që të arrijnë një zgjidhje sa më pozitive në raport me Kosovën.

“Si shoqëri të gjithë duhet t’i mbledhim forcat pa marrë parasysh sa dallime kemi. Kisha, shoqëria civile, përfaqësues të partive e nga qeveria, të gjithë duhet të jemi bashkë”, tha zv/kryeministrja serbe.

Ajo tha se kundërshtarët e Vuçiqit po përhapin urrejtje në çdo hap.