zv.Ministrja e Zhvillimit ekonomik, z. Besa Zogaj dhe përfaqësuesi i “Projektit EYE” z.Timothy Sparkman , në Podujeve me kryetarin Agim Veliu,nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Gratë në punë Online”(WOW).

16.03.2017 16:10:07

Sot, zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik z. Besa Zogaj dhe përfaqësuesi i organizatës për implementimin e “Projektit EYE” z.Timothy Sparkman bashkë me kryetarin e komunës së Podujevës Agim Veliun nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Gratë në punë Online”(WOW).
Ky projekt, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komuna e Podujevës synon të rris punësimin e të rejave të komunës tonë të cilat përmes sistemit online, do të mund të sigurojnë punë në fusha të ndryshme dhe në vende të ndryshme të botës.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës