Zvicër: konfirmohen 28 infeksione nga virusi Zika

25.07.2016 13:09:31

Që nga fillimi i vitit 2016, janë raportuar 28 raste të infektimit me virusin Zika në Zvicër nga laboratorët dhe mjekët, duke përfshirë 12 që nga fillimi i majit. Të gjitha rastet pa përjashtim janë të lidhura me të udhëtime në zona të njohura për këtë epidemi, bën te ditur albinfo.ch.

18 vendet e prekura nga kjo epidemi janë Republika Dominikane (4), Kolumbia (3), Martinika (3), Brazili (2), Bolivia (2), Ekuadori (1), Kosta Rika (1), Ishujt e Virgjër të SHBA-ve (1) dhe Guadelupa (1), ka njoftuar të hënën Zyra federale e shëndetit publik (BAG) në deklaratën e saj javore.

Në Brazil, ku do të mbahen javën e ardhshme lojërat olimpike të verës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur një emergjencë të shëndetit publik që nga 1 shkurti 2016. Ai është vendi më i prekur nga virusi. Organizata këshillon udhëtarët që shkojnë në këto vende që të mbrojnë veten kundër pickimit të mushkonjave, si jashtë ashtu dhe brenda.

Është e rekomanduar që të veshin veshje të lirshme , me mëngë të gjata dhe të lyera me insekticid, të përdorin barnat e duhura ditën dhe natën dhe të flejnë nën një perde kundër mushkonjave. Ndërsa gratë shtatzëna nuk do të duhej të shkojnë në vende të tilla, thekson organizata e lartpërmendur.