Zvicër, përgatitet aplikacioni telefonik që paralajmëron aktet terroriste

26.07.2016 21:10:42

Zvicra po planifikon krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë për informimin e popullatës në lidhje me terrorin dhe katastrofat natyrore. Bëhet e ditur se aplikacioni do të lëshohet për përdorim vitin e ardhshëm, njoftoi ATSH-ja.

Sipas medias lokale, Ministria zvicerane e Mbrojtjes po përgatitet për futjen në përdorim të një aplikacioni të ngjashëm me atë që po përdoret në Francë dhe në disa qytete në Gjermani që, pas sulmeve terroriste, informon qytetarët se nga cilat rrugë apo sheshe duhet qëndruar larg dhe në cilat linja të transportit publik ka pengesa.