Zvicër, refuzohet propozimi për ndalimin e programeve nukleare

27.11.2016 16:33:13
Sipas të dhënave jo zyrtare në referendumin në Zvicër 55 për qind e qytetarëve kanë votuar “kundër” propozimit me të cilin nga viti i ardhshëm parashikohej mbyllja e reaktorëve nuklear.

Në referendumin e organizuar në Zvicër u refuzua propozimi për dhënien fund të programeve nukleare në vend dhe për mbyllje të shpejtë të reaktorëve nuklear për energji.

Sipas të dhënave jo zyrtare në referendumin në Zvicër 55 për qind e qytetarëve kanë votuar “kundër” propozimit me të cilin nga viti i ardhshëm parashikohej mbyllja e reaktorëve nuklear.

Në rast se referendumi do të ishte i suksesshëm deri në vitin 2029 do duhet të mbylleshin 5 reaktor nuklearë, 3 prej të cilëve që nga viti i ardhshëm.

Zvicra rreth 35 për qind të energjisë elektrike e siguron nga centralet nukleare.

Pas katastrofës e cila ndodhi në Fukushima në Japoni qeveria zvicerane ka vendosur që vendi të orientohet drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe po ashtu ka vendosur që reaktorët nuklearë të mbyllen përderisa janë të sigurtë dhe funksional.

Qeveria e Zvicrës nuk ka përcaktuar se në cilin afat kohor do të mbyllen reaktorët nuklearë për energji.