Zvicër/ U promovua ekspozita për rolin e presidentit Rugova në shtetformimin e Kosovës, dhe u promovuan dy librat e ministrit, kolonel Ahmet Krasniqi

28.05.2019 00:31:44

Të dielen, më 26 maj 2019, në sallën e Hotel-Restaurant „Landhus Burgdorf“ në Burgdorf nën organizimin e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, për nder të ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, u bënë dy aktivitete të rëndësisë së veçant kulturore dhe letrare.
Hapja e ekspozitës historike me titull: “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor: Dr.Sadik Krasniqi e Mr. Besnik Rraci dhe promovimi i dy librave të Ish-Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në përgatitje e redaktim të shkrimtarit e publicistit Skender Zogaj me titull: Të ditarit “Shtatëmbëdhjetë shtatori” dhe të librit me analiza ushtarake “Shqiptarët në luftën kroate”.

Burgdorf,27 maj 2019
Shkuan: Haki Latifi

Në sallën e Hotel-Restaurant „ Landhus Burgdorf„ në Bugdorf të kantonit të Bernit, nën organizimin dhe përkujdesjen e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, për nder të ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, u bënë dy aktivitete të rëndësisë së veçant kulturore dhe letrare.
Ftesës, për të marrë pjesë në këtë aktivitet ditor kulturo-historik dhe letrar të organizuar nga Nëndega e LDK-së Në Burgdorf, ju ishin përgjigjur: bashkautorët Dr. Sadik Krasniqi dhe Mr. Besnik Rraci, montuesi profesional i ekspozitës shëtitëse z. Izet Brajshori, pastaj Shkrimtari, publicisti , ish- kryetari i Degës së LDK-së dhe të komunës së Fushë Kosovës (për 8 vjet) dhe diplomati z. Skender Zogaj, eksperti i sigurisë dhe njëri prej recenzentëve të librave z.Fadil Kajtazi, Ushtaraku i karierës dhe bashkëpunëtori i Kolonelit z. Jahir Marleta, Zonja Sabine Sutter-Suter, këshilltare në Kantonin Aargau, Presidente e Forumit të Gruas të CVP-së në Aargau dhe anëtare e kryesisë së Forumit të gruas të CVP në Zvicër, TV Syri Blue në Zvicër dhe gazetar.
Ky aktivitet një ditor që në hapjen e saj kishte tërheq mërgimtarë të shumtë, personalitete nga të gjitha fushat e jetës nga kantone të ndryshme të Konfederatës Zvicerane.
Hapjen dhe përshëndetjen e promovimit të ekspozitës (e cila hapët për të tretën herë me radh në Zvicër, pas asaj në Schlieren, Zofingen) e bëri kryetari i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Refki Kryeziu, ndërsa fjalën hyrëse e ka mbajtur z. Haki Latifi.
Pas mbajtjës së nderimit me një minutë heshtje në nderim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të Kolonel Ahmet Krasniqi, z. Haki Latifi, në fjalën e tij hyrëse duke iu referuar ekspozitës, foli gjerësisht për shembëlltyrën dhe rolin e presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e Kosovës si në planin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke theksuar: „ E them me gjithë zemër se pjesëmarrja juaj në këto promovime e rritë tej mase nderimin për kryesinë e Nëndegës.
Është kënaqësi e veçantë të jemi sot pjesë e këtyre dy veprimtarive që i kushtohet veprës së dy personaliteteve të shquara të botës shqiptare, siq janë Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Kolonel Ahmet Krasniqi.
Rrallëherë e kam ndier veten më të përmbushur me dashuri e nderim njerëzor se sot, i rrethuar me kaq miq të sinqertë e të shtrenjtë, pa të cilët do të ishim shumëherë më të varfër shpirtërisht. Kjo ekspozitë me titull “Kontributi i Dr. Ibrahim Rugovës për shteformimin e Kosovës”, me autor : Dr.Sadik Krasniqi dhe Mr.Besnik Besnik Rraci, tregon më së miri se ai ishte fuqishëm i përkrahur nga populli pa dallim moshash, gjinishë, profesionesh apo prejardhjesh, duke u bërë prijësi i një rezistence të paparë paqësore, dhe duke u bërë zëri ynë liridashës.
Kjo ekspozitë tregon qartë se forca e tij ishte forca e popullit që i besonte dhe e mbështeste me të gjitha vuajtjet dhe sakrificat që përballej.
Rrugëtimi ynë me Presidentin Rugova për shtetformim, është fakti më i fuqishëm se çdo gjë arrihet me përkushtim dhe dashuri për njëri-tjetrin. Por, kujtoj se barra e brezit tonë, sot është ndërtimi i një shteti shembull ashtu siç ka aspiruar Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Njëherit, më lejoni të përshëndes dhe në emrin tuaj, veprimtarin, gazetarin, shkrimtarin, publicistin, z. Skender Zogaj dhe t’i uroj që t’u japë lexuesve libra të tjerë si dhe vëllime të tjera me krijimtari letrare.
DY LIBRAT E KOLONELIT AHMET KRASNIQI ; të ditarit “Shtatëmbëdhjetë shtatori” dhe të librit me analiza ushtarake “Shqiptarët në luftën kroate”.
Shkrimtari dhe publicisti Skender Zogaj për punën madhështore dhe përkushtimin e pa lodhur që ka bërë, e që për mendimin tim është dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptar kudo ne botë. Njëherit hedhja dritë e aktivitetit kombëtar të strategut të luftës Kolonel Ahmet Krasniqi, i anatemuar nga fundërrinat e errëta të grupeve majtiste që ishin kundër tij, dhe përgaditja e këtyre librave e bënë Z. Skender dhe të gjithë neve krenar ndërsa të ndjerin Kolonelin e bënë të pavdekshëm. Në Ditarin nga burgu, lexuesi e gjen një pjesë të jetës së Kolonelit, që është shumë i veçantë, sikurse është urtësia, sinqeriteti, humaniteti, guximi, ashpërsia, atdhedashuria dhe profesionalizimi i oficierit madhor Ahmet Krasniqi, që me miratimin e Presidentit Ibrahim Rugova , emërohet Ministër i Mbrojtjës i Republikës së Kosovës. Dhe për herë të parë në historinë 100 vjeçare të konfliktit serbo-shqiptar, Ushtria e Serbisë u ndesh me formacion të rregullt ushtarak shqiptar.
Të nderuar miq!
Njëherit , do t‘i theksoj lidhjet e ngushta që kanë ekzistuar gjatë luftës me Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, ku Nëndega e LDK-së në Burgdorf dhe nëndegë si motra në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër, ku përveç obligimeve dhe kontributeve financiare ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë mbështetur me ndihma plotësuese materiale dhe logjistike FARK-un dhe UÇK- në.
Për këto aktivitete dëshmojnë Falenderimet dhe Mirënjohja e dërguar nga vet ish Ministri , 3 javë para se të vritet Koloneli nga dora tradhtare më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Në të cilën, kjo vrasje, pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe për shqiptarinë. Me këtë vrasje armiqët tanë shekullor dhe forcat kundrainstiticionale të Kosovës, që me vetëdije dhe pavetëdije u bënë vegla në duar të kriminelve të Beogradit.
Fatkeqësisht edhe sot jetojmë një kohë jo të lulëzimit të idealizmit. Disa prej atyre që u radhiten në luftërat për liri e drejtësi janë shndërruar në përbindësha, që vetëm për vete, për familjen e tyre dhe klanin e tyre mendojnë e punojnë. Ndërsa Kolonel Ahmet Krasniqi me këtë libër e jo vetëm me këtë libër, dëshmon se i përket një brezi idealistësh, të cilët e deshtën dhe e duan vendin, lirinë dhe atdheun.
Për ne është nder i madh sot që promovojmë dhe t’i kemi këto libra dhe të njihemi me veprimtarin e një atdhetari të denjë siq ishte Kolonel Ahmet Krasniqi. Ku merita e veçant i takon z. Zogaj , në të cilën ka aktivizuar dhe jetësuar veprimtarin e një atdhetari , që ka mbetë në mëshirën e kohës, njerëzve ziliqar, dhe jo mirëdashës.
Në këto dy libra të Kolonelit, është një rrëfim për veten dhe të tjerët. Më shumë se një libër, janë një aktakuzë e hapur për një kohë të egër ku gjakimi për liri, ndalohej dhe vritej nga politika e egër antishqiptare!
Kjo është një fillim i mbarë i borgjit për Kolonelin dhe përmbushje e një boshllëku nga mungesa e librave të kësaj natyre.
Këso realitete mendoj se, duhet pasqyruar vazhdimisht sepse jo vetëm nuk duhet harruar por duhet kombinuar me aktiven e ditëve të sotme. E duke qenë se politika është njëdomosdoshmëri në kohët tona, pikërisht ajo historia e luftës për liri dhe luftëtarëve duhet të jetë e fiksuar në celuloidin e trurit të çdo njerit shqiptar dhe më gjerë.
Emri dhe vepra e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe e kolonel Ahmet Kransiqit do të jenë të shkruar me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar.
Lavdi jetës dhe vepres së Presidentit Ibrahim Rugova Kolonel Ahmet Krasniqit!
Dhe në fund, unë ju falënderoj nga zemra për kohën që keni gjetur për të marrë pjesë në këto dy aktivitete kulturore të organizuar nga Nëndega e LDK-së në Burgdorf“. Përfundoj z. Latifi.

Këto aktivitete u mbajtën në dy pjesë.
Në pjesën e parë me fjalë rasti mbajtën: bashkautorët e Ekspozitës: Dr. Sadik Krasniqi dhe Mr. Besnik Racaj, që kanë vu në lëvizje këtë ekspozitë shëtitëse nëpër disa shtetet të Evropës. Z. Krasniqi, foli kryesisht për punën që ka bërë dhe po e bënë Muzeu i Kosovës për grumbullimin dhe mbarështimin e materialit, tejet voluminoz, filluar nga trungu i familjes Rugova dhe rruga e gjatë e përplot sfida deri tek finalja e pavarësisë së Kosovës.
Në vazhdim bashkautori i ekspozitës z. Besnik Rraci, pasi falenderoi Nëndegën e LDK-së në Burgdorf, foli për rëndësinë historike të ekspozitës si dhe sfidat që kanë hasur në grumbullimin e materialeve autentike. Ai, gjithashtu theksoj se pjesë e ekspozitës janë: koleksione të ndryshme: Shalli, kravata e kuqe dhe jeleku me të njëjtën ngjyrë, së bashku me kostumin që ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte përdorur gjatë vizitave me personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare janë pjesë e ekspozitës. Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij. E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.
Në vazhdim të pranishmit i përshendeti mysafirja zvicerane nga partia e CVP-së, Zonja Sabine Sutter-Suter, këshilltare në Kantonin Aargau, Presidente e Forumit të Gruas të CVP në Aargau dhe anëtare e kryesisë së Forumit të gruas të CVP në Zvicër.

Në pjesën e dytë të programit: DY LIBRAT E KOLONELIT AHMET KRASNIQI ; të ditarit “Shtatëmbëdhjetë shtatori” dhe të librit me analiza ushtarake “Shqiptarët në luftën kroate”, me nga një fjalë rasti mbajtën
Shkrimtari dhe publicisti Skender Zogaj, në të cilën përgatiti dhe redaktoi të dy librat, dhe z. Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë dhe njëri nga katër recenzentët e librave.
Pastaj të pranishmit që ishin në një numër të madh shikuan ekspozitën dhe ndoqën me vëmendje promovimin e këtyre dy librave dhe në fund të programit zhvilluan një bashkëbisedim me sinqeritetin më të madh duke marrë edhe përgjigjie të sinqerta dhe korrekte nga panelistët për temat e promovimit.
Sepse, çdo mendim, libër, ditar dhe histori e shkruar nga njerzit meritor për veprat e veta dhe të njerzve që kontribuan për lirinë e Kosovës, është thesar dhe terapi e shëndetshëme për kombin.
Andaj një minutë e kaluar në këtë atmosferë me ju së bashku të dashtun pjesmarrës dhe më ato rrëfime legjendash të gjalla që i përjetuam, është më e vlefshme se „njëmijë e një vjet në pallate e në kolltuqe” …
Në fund në shenj falenderimi dhe nderimi, ju dhuruan mysafirëve nga një egzemplar të Monografisë së Degës së LDK-së në Zvicër: z. Skender Zogaj , z, Fadil Kajtazi, z. Sadik Krasniqi dhe z. Besnik Rraci, në të cilën u falenderuan me nderim të veçant.
Ndërsa librat e Kolonel Ahmet Krasniqit u dhuruan falas pjesmarrësve.