Zvicerani i ofroi policit 50 franga në ,ëmyrë që të mos procedonte rastin e tij

13.08.2016 09:42:19

Raportohet se dje në rrugën “Skenderbeu” në Gjakovë, rreth orës 15:00 është arrestuar një i dyshuari, shtetas i Zvicrës, pasi që i njëjti gjatë intervistimit për një prishje të rendit, i ka ofruar zyrtarit policor mito.

Bëhet fjalë për 50 franga zvicerane.

Sipas PK-së, qëllimi i bashkatdhetarit ishte që zyrtari policor mos ta procedonte rastin e tij.

Kësisoj, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.