Zviceranja 75 vjeçare pret në fyt shqiptarin 7 vjeç nga Kosova

22.03.2019 03:02:01

Mërgimi një djalë 7 vjeç humbi jetën tragjikisht dje  më të përfunduar mësimi.

Ishte kjo ngjarje një tragjedi që pikëllojë gjithë Baselin. Djaloshi 7 vjeçarë më të përfunduar mësimin,  niset për në shtëpi, por nuk arrine dotë sepse rrugën ia zë një plakë zvicerane 75 vjeçe e cila pameshirë e godet me thikë në fyt.

Dhimbje dhe vaj në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L, nxënës i shkollës fillore (7 vjeç) është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.

Në të njëjtën kohë, mësuesja e djalit ishte pak metra larg me biçikletë. Ajo e gjen nxënësin e saj seriozisht të plagosur në tokë. Menjëherë ajo e telefonon emergjencën. Por, plaga e Mergimit ishte shumë thellë dhe edhe pse dërgohet në Spitalin Universitar të Baselit, mjekët nuk arrin t’ia shpëtojnë jetën djalit. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagës së tij.

Viktima është kosovar. Familja e tij vjen nga një fshat i qytezës së Lipjanit.

Policia ka arrestuar zviceranen 75 vjeçare

Pasi është gjetur fëmija i plagosur keq, një kërkim ka filluar menjëherë nga policia. Policia ka mësuar se akti është kryer nga një “grua në moshë” që ishte larguar shpejt nga skena e krimit. Me vonë është zbuluar se ajo është një plakë zvicerane 75 vjeçare e cila e kishte kryer aktin. Ajo e ka pranuar se e ka sulmuar fëmijën. Gruaja është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë, Peter Gill nuk ka komentuar për detalet. “Gruaja është marrë në pyetje, ne nuk mund të japim më shumë detale”. Gill ka rikujtuar që arma me të cilën është kryer krimi është një “thikë”.

Arsyet e ketij akti tragjik  ende nuk janë të sqaruara nga policia se vendit..