Zvicra 7 ministra, Kosova 23 – krahasimi që po bën bujë në rrjete sociale

06.04.2018 13:54:27
Numri i madh i ministrave e vendos Kosovën një hap përpara Zvicrës.

Qeveria e njëra prej shteteve më të fuqishme në botë siç është Zvicra ka 7 Ministri, ndërsa Kosova 23. Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale po bën një krahasim të tillë.

Hapi i vetëm që Kosova është më përapara Zvicrës është numri i madh i Ministrave. Qeveria Haradinaj është kujdesur që së fundmi të shtojë një Ministri të re, bëhet fjalë për atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.