Zvicra i dhuron Kosovës 500 mijë franga dhe respiratorë për ta luftuar koronavirusin

03.04.2020 15:42:54

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka ndarë një shumë prej 500 mijë franga zvicerane për Kosovës për të luftuar koronavirusin.

Përmes një postimi në faqen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, thuhet se kjo është bërë në koordinim me donatorët e UNDP-së në Kosovë.

“Zvicra qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19. Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë respirator për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera në këtë njoftim thuhet se Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani për ta luftuar koronavirusin.

“Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.