Zvicra i frikësohet valës se dytë të infektimeve, kurse Kosova jo!

27.05.2020 14:29:18

Nga Ahmet Asani

Sipas një studjimi të Universitetit të njohur të Zvicrës – ETH Zürich, vala e dytë e cila do të paraqitet pas heqjes se masave të ndryshme që ishin në fuqi, mund të ndikoj në rritjen e infektimeve dhe numri i vdekjeve nga COVID 19 mund të shkoj deri në 5000 veta!

Kërkuesit shkencor të ETH Zürich, janë të mendimit se duke pas parasyshë faktin që Zvicra ka një sistem të mirë shendetsor dhe faktin që shoqëria në Zvicër ka kaluar një proces të mësimit dhe vetëdijësimit, lakorja e infektimeve do të jetê më e butë, që i bie se numri i të infektuarëve do rritet më ngadalë se sa në valën e parë pas paraqitjes së virusit dhe pandemisë!
Duke i patur parasyshë këto fakte te daluna nga ky institut i larte i dijes e i shkencës, shtrohet pyetja si është e mundur që Qeveria e Kosovës dhe prijesit fetar të shikojnê vetem interesat e tyre e jo të popullit të Kosovës! A di kush se çka mund të ndodh në valen e dytë në Kosovë e cila mund të dal nga xhamitë, kishat dhe protestat e mundshme!

Edhe zogjt e malit e kanë kuptuar se kjo heqje e masave nga gjithë këta që po thirren në emër të popullit, një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është për t’mirën e popullit! Zot Ruaje Kosovën nga ata që mendojnê se populli është pronë e tyre!