Zym: veprimtari të shumta me rastin e shenjtërimit të Nënës Tereze

14.09.2016 16:49:40

Nga: Nikollë Kërhanaj

I. Manifestimi kulturor për nder të veprës madhore të Nënë Terezës e cila i përmbushi kushtet për shenjtërim, bëri që edhe asociacionet kulturore e fetare në Zym të organizojnë aktivitete të ndryshme. Kështu, këtij manifestimi i prini ekspozita kushtuar Nënë terezës me një varg fotografishë kushtuar jetës dhe veprës së saj, ekspozuar në muzeun “Zymi” në Qendrën Përkujtimore “At Shtjefën Gjeçovi”.capture

 

II Çast nga bekimi i themeleve të Çelës së vjetër të kishës në Zym ku kanë vepruar klerikët –famullitarë në Zym, shekuj me rradhë,njëherit edhe At Shtjefën Gjeçovi që sivjet bëhen 45-vjet të organizimit të manifestimit letrar kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” , që sivjet do të ngritet në këtë vend.capture

 

III. Përurimi, bekimi dhe Mesha e pare në kishën nëndhese ngritur afër kishës së vjetër të shekullit XIV-të, patron I së cilës është “Shën Gjergji”, poashtu në Zym.

capture