Zyra për Certifikim e konsideroi të paqartë, ja çfarë thotë shkronja ‘q’ e nenit 29 për certifikim të kandidatëve

23.01.2021 13:32:30

Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike e KQZ-së gjatë ditës së djeshme në mënyrë pak konfuze ka dhënë një rekomandim për certifikimin e të gjitha listave zgjedhore ashtu siç janë.

Ky rekomandim i Zyrës për Certifikim ka rënë ndesh me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese që thoshte se kandidatë për deputetë nuk mund të jetë asnjë person i cili ka qenë i dënuar me vendim të gjykatës të formës së prerë në tri vitet e fundit

E pikërisht lidhur me këtë, Zyra për Certifikim ka thënë se shkronja ‘q’ e nenit 29 ka qenë e paqartë dhe si pasojë e kësaj paqartësie të pretenduar kanë rekomanduar që të certifikohen listat ashtu siç kanë qenë.

Por, çfarë thotë shkronja ‘q’ e nenit 29?

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi ka sqaruar për publikun këtë çështje.

“Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ ne nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Prandaj, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka kërkuar nga KGJK-ja të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve ‘nëse janë gjykatës’; ‘nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat’ dhe ‘nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit’. Në përgjigjen që KGJK i ka kthyer Zyrës për Partitë Politike dhe Certifikim ka vërejtur se janë 47 kandidat që kanë vendime të formës së prerë në tri vitet e fundit”, bëri të ditur Elezi.

Në anën tjetër, lista e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin në tri vitet e fundit ose ndryshe thënë që janë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë gjatë 3 viteve të fundit e sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk iu lejohet të kandidojnë për deputetë është e gjatë.

Në këtë listë janë edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njerëz të rëndësishëm të kësaj partie si Albulena Haxhiu, Liburn Aliu e Labinotë Demi-Murtezi.

Kjo është lista e kandidatëve që sipas KGJK-së janë dënuar nga gjykata për vepër penale dhe me vendim të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit:

1. GZIM JAHIROVIQ
2. MUHAMETALI MERGJOLLAR
3. JASHAR ÇUKIQ
4. RAMË MUÇA
5. AMIR DEMIROVIQ
6. LATIF BYTYQI
7. MILAN ARITONOVIC
8. BEDRIJA EJUPAGIC
9. ELDIN ETEMI
10. DJENAN ALJILI
11. ADNAN DEMIRI
12. BAJRAM FAZLJI
13. RASIM DEMIRI
14. SENAD DACIC
15. ALMIR SAITI
16. IDRIZ MURTEZI
17. DEMLUSH GUNGA
18. ALBIN KURTI
19. ALBULENA HAXHIU
20. LIBURN ALIU
21. BAJRAM MAVRIQI
22. LABINOTË DEMI MURTEZI
23. QAZIM RRAHMANI
24. FLORIM BAJRAMI
25. FADIL PODRIMJA
26. AGON ASLLANI
27. VELI HALILI
28. HASAN DOGANI
29. SHEMSEDIN DRESHAJ
30. GANI DRESHAJ
31. SHQIPE KASTRATI
32. RRAHIM AJETI
33. ARGJENT TASHOLLI
34. XHAVIT UKA
35. VESEL KRASNIQI
36. BESNIK BERISHA
37. FILLORETA BYTYQI
38. VALENTINA ALIJAJ
39. XHAFER BERISHA
40. AZIZ THAÇI
41. MUSA FETAHAJ
42. HASIME DAKA
43. FATMIR GËRDELLAJ
44. VEHBI AVDULLAHAJ
45. ENDRIT SHALA
46. ARDIAN NOKAJ
47. AVNI JANUZAJ.