Zyrtare: Alexandra Papadopoulou shefe e EULEX-it

21.07.2016 09:51:22

Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht për emërimin e shefit të ri të  EULEX-it. Për herë të parë Misionin më të madh të BE-së, që nga zbarkimi I tij në dhjetor 2008, do ta drejtojë një femër.

Ajo është grekja Alexandra Papadopoulou, një diplomate, për emërimin e së cilës Brukseli zyrtar u deklarua  nëpërmjet publikimit të njoftimit në faqen e vet të internetit.

Ajo do të fillojë së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016 duke zëvendësuar kështu Italianin Meucci I cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.

zyy_1469087757-8448174