Zyrtare: Amir Abrashi rinovon me SC Frieburg

19.12.2016 18:38:09

SC Freiburg ka rinovuar kontratën me Amir Abrashin. Mesfushori me tipare mbrojtëse u transferua te ekipi gjerman në vitin 2015 nga zviceranët e Grasshopper dhe deri tani ka kryer 46 ndeshje me fanellën e Freiburg. 26 vjeçari ka shënuar katër gola. Edhe për përfaqësuesen shqiptare ai është aktivizuar rregullisht, duke qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kuqezinjve në Euro 2016.

“Amir është zhvilluar goxha tek ekipi unë dhe forca e tij në dyluftime është një prej komponentëve më të rëndësishëm,” shprehet drejtori sportiv Jochen Saier.“Ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë dhe jemi të lumtur që do të vazhdojmë rrugën së bashku.” Vetë Abrashi shprehet: “Koha te Freiburg i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e mia dhe vazhdoj ta shoh të ardhmen time te SC. Këtu ndihem shumë mirë dhe dua të arrijë objektivë të rëndësishëm me ekipin.”  Por detajet e kontratës nuk u bënë të ditura.