Zyrtare: Belotti-Milan, konfirmim i madh (FOTO)

06.06.2017 17:45:17

Andrea Belotti nuk do të transferohet te Milani.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Torinos, Petrachi.

“Milan? Nuk do të takohem me ta për Belottin. Nëse do të takohemi, do të takohemi për t’ia marrë Milanit disa lojtarë e jo për t’ia shitur Belottin”, deklaroi Petrachi.

E ardhmja e sulmuesit duket që do të jetë në Torino, mirëpo nëse vendos të largohet, atëherë do të zgjedh Premierligën ose La Ligan.