ZYRTARE: Frederic Veseli nënshkruan me skuadrën italiane

23.09.2016 18:26:22

Frederic Veseli edhe zyrtarisht është lojtar i Empolit.

Skuadra italiane në faqen zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e Kombëtaresn Shqiptare.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Empolin deri më 30 qershor të vitit 2018, përcjell Lajmi.net.

Veseli ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian në Francë.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.