Zyrtare: Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë

11.05.2017 15:41:43

KQZ ka publikuar dokumentin rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 11 qershor.

Dokument i KQZ-së që për zgjedhjet parashihet afati për regjistrim të partive, për pjesëmarrje në zgjedhje, tërheqja e shortit etj.

 

Fushata fillon më 31 maj përfundon më 9 qershor, raporton lajmi.net.

Valdete Daka, ka thënë se në bazë të dekretit nga presidenti KQZ ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

KQZ ka bërë të ditur se do ti dërgojë ftese edhe vëzhguesve ndërkombëtar si propozim i dhënë nga Blerim Gjoshi anëtar i KQZ.