Zyrtare, Ibra zbulon të ardhmen

19.12.2018 13:52:16

Tashmë është zyrtare. Merr fund ëndrra e tifozëve te Milanit për të riparë Zlatan Ibrahimovic të mbajë veshur fanellën kuqezi. Sulmuesi suedez do të luajë në Major League Soccer edhe në vitin 2019-të.

Zlatan, i cili në sezonin e tij të parë shënoi 22 gola ndërsa spikati edhe me 10 asiste ka rinovuar kontratën e tij me Los Angelos Galaxy edhe për një tjetër vit, duke i mbyllur dyert një transferimi të mundshëm te Milani në janar.

Në kontratën e re me skuadrën kaliforniane Ibra ka përfituar një rritje të lehtë të pagës ndërkohë që objektivi i tij në sezonin e vitit 2019-të do të jetë të shpallet kampion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Galaxy, pasi në këtë sezon nuk arriti ta çonte skuadrën në play-off.