Aleanca Kosova e Re tashmë ka vendosur për katër emrat e ministrave të cilët do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj, që pritet të votohet nesër në Kuvend nga ora 16:00.
Këshilltari i Behgjet Pacollit ka konfirmuar për lajmi.net, se lideri i AKR-së do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe atë të ministrit të punëve të jashtme.
Jetlir Zyberaj ka bërë të ditur se postin e ministrit të punëve të brendshem do ta ushtrojë, Flamur Sefaj.
Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta drejtoj, Albena Reshitaj, kurse Valdrin Lluka do ta udhëheq Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Poashtu Pal Lekaj e ka konfirmuar për lajmi.net se ai do të jetë ministër i Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha ministër i FSK-së.
Kurse ministrat e PDK-së dhe Nismës për Kosovën ende nuk dihen zyrtarisht.