Zyrtare: Llallana vazhdon me Liverpoolin

22.02.2017 18:16:07

Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori Adam Lallana ka nënshkruar kontratën e re.

28 vjeçari deri më tani ka bërë 117 paraqitje për ekipin nga Anfield Road, duke shënuar 20 gola, që nga transferimi prej Southamptonit në qershor të 2014.

“Liverpool FC është i lumtur t’iu konfirmojë se Adam Lallana ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.