ZYRTARE: Modric – Real Madrid, deri më 2020

18.10.2016 13:00:02

Luka Modric ka nënshkruar kontratë të re në Real Madrid.

Luka Modric ka vazhduar kontratën në Real Madrid.

Mesfushori kroat ka nënshkruar marrëveshje të re me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2020.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të Real Madridit, kampioni i Evropës ka konfirmuar marrëveshjen e re me Modricin.

Modric është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane.