Zyrtare: Së paku 20 të vdekur, katër të zhdukur dhe 1 mijë banorë të zhvendosur

07.08.2016 15:24:22

Të dhënat më të fundit nga MPB-ja dhe Komiteti për menaxhim me kriza, flasin për 20 viktima dhe 4 të zhdukur, ndërkaq dëmet në amvisëri janë të mëdha. Edhe komunikacioni zhvillohet me vështirësi.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të shpall gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.