Zyrtare, Shqipëria miqësore me Jordaninë më 10 tetor

16.04.2018 13:25:34

Ajo që u paralajmërua nga Supersport dy ditë më parë është zyrtarizuar tashmë pasi në datën 10 tetor Shqipëria do të sfidojë Jordaninë në një test miqësor, sfidë që do të zhvillohet në Elbasan Arena.

Ja komunikata e plotë e FSHF:

Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga mister Christian Panucci. Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI.