ZYRTARE: Steven Gerrard trajner i Liverpoolit

20.01.2017 19:15:40

Steven Gerrard edhe zyrtarisht rikthehet në Liverpool.

Ish mesfushori i Anglisë është rikthyer te Liverpooli, duke u bërë pjesë e akademisë, për të stërvitur grupmoshat e reja.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Liverpoolit, përcjell lajmi.net.

Gerrard punën si trajner i të rinjve të Liverpoolit do ta nis nga muaji shkurt.

36 vjeçari ka pasur një karrierë të madhe te skuadra nga ‘Anfield Road’, ku ka arritur të regjistrojë 710 paraqitje, 186 gola dhe të fitojë 10 trofe.