Zyrtare: Suarez rinovon me Barcelonën deri në vitin 2021

15.12.2016 19:28:35

Pas Neymar vjen radha e Luis Suarez. Rinovimi i kontratës me sulmuesin nga uruguaji me Barcelonën është zyrtarizuar sonte. “Barcelona komunikon se ka arritur marrëveshjen me Luis Suarez për rinovimin e kontratës deri në 30 qershor 2021,” lexohet në komunikatën e shkurtër të nxjerrë për shtyp lëshuar nga klubi katalanas.

Pra, Suarez rinovon edhe për pesë vitet e ardhshme me Barcelonën dhe në kontratën e tij të re klauzola për prishjen është 200 milionë euro.