Zyrtare: Ukrainasit dhe gjeorgjianët pa viza në BE

08.12.2016 12:13:18

BE-ja ka arritur marrëveshje që ukrainasit dhe gjeorgjianët të udhëtojnë të lirë pa viza.

Zyrtarët thonë se marrëveshja është arritur sot dhe duhet të miratohet formalisht edhe nga shtetet anëtare të Parlamentit Evropian.

Marrëveshja e arritur mes Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare “do të lehtësojë shqyrtimin e menjëhershëm të dy propozimeve për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, tha eurodeputeti Agustin Diaz de Mera.

Dy ish-republikat sovjetike janë duke kërkuar largim nga Moska, për t’u afruar më shumë kah Perëndimi.

Pas krizës së refugjatëve, pati reagime të ashpra ndaj qeverive evropiane për bllokimin e lëvizjeve për 45 milionë ukrainas dhe 5 milionë gjeorgjianë.

Liberalizimi i vizave nëpër zonën Schengen është një hap i rëndësishëm që njerëzit t’i pranojnë reformat e ashpra nga qeveritë në Kiev dhe Tbilisi, derisa ato po kërkojnë marrëdhënie më të mira me BE-në.

Edhe Kosova ka qenë në të njëjtën pako për liberalizimin e vizave, por siç dihet, kosovarët nuk do të udhëtojnë të lirë për në BE sivjet, ndërsa rrezikohen edhe vitin e ardhshëm.

Krejt kjo për shkak të mospërmubshjes së dy kushteve, kalimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend dhe luftimin e korrupsionit.