Zyrtare: Verratti mbetët në PSG, nënshkruan kontratë të re

02.08.2016 14:48:22

E ardhmja e Marco Verratti është bërë e ditur, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga kampionët e Francës. Së fundi italiani ka nënshkruar kontratë të re me parisienët.

Mesfushori italian do të qëndroj te PSG-ja deri në vitin 2021 pasi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.

Verratti ishte në bisedimet me skuadra të mëdha Evropiane, si Manchester United, Real Madrid e Barcelona, por ai ka preferuar më shumë Kampionatin francez.