Zyrtare: Witsel transferohet në Kinë

03.01.2017 18:26:41

Axel Witsel ka kompletuar transferimin te klubi kinezë Tianjin Quanjian, pasi refuzoi mundësinë e kalimit te Juventusi.

27-vjeçari verën e kaluar ishte pran transferimit te kampioni italian, por lëvizja e tij u bllokua në orët e fundit të afatit kalimtar dhe raportohej se do të kalonte në Itali gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por interesimi nga Kina, që përfshinë pagën javore prej 300 mijë eurove, bindi belgun që t’i bashkohet Oscarit dhe Tevezit në ligën kineze.