Zyrtarët e akuzuar lidhur me rastin “Pronto”

06.04.2018 16:10:12

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për protagonistët e “Prontos”

Prokuroria Speciale sot njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj disa protagonistëve të aferës “Pronto”.

Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, deputeti Zenun Pajaziti, ish-deputeti Adem Grabovci, ish sekratari i përgjithshëm Ilhami Gashi janë disa nga emrat që do të përballen me drejtësinë për këtë aferë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.  Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish Sekretar të përgjithshëm Ilhami Gashi. dhe Xh.D., ish zëvendësministër Ferat Shala, këshilltari politik në MPB S.G., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë I.N., ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë R.A., ish kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu. dhe ish shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë Arbenita Pajaziti”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.