Zyrtarët e BE-së flasin për rastin e Simmons që e akuzoi EULEX-in

16.11.2017 15:05:32

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, është prononcuar rreth akuzave të gjyqtarit të EULEX që është larguar nga ky mision duke bërë akuza për korrupsion.

Kocijancic u ka thënë mediave në Bruksel Bashimi Europian e edhe EULEX kanë zero tolerancë për akuzat dhe për sjellje të pahijshme të të gjithë anëtarëve të misionit.

“Akuzat janë hetuar nga një gjyqtar i pavarur dhe disa nga të gjeturat janë pranuar në bordin disiplinues dhe dua të theksoj se të gjitha procedurat e parapara në kod janë ndjekur me përpikëri. Nuk mund të flas enkas për ndonjë akuzë dhe për hetimet që po vazhdojnë”, ka thënë Kocijançiç.

Lajmin i dorëheqjes së Malcolm Simmons është publikuar nga  përditshmja franceze “Le Monde”.