Zyrtarët gjermanë kritika Trump një javë para samitit të NATO-s

07.07.2018 12:39:33
U.S. President Donald Trump meets Prime Minister Lokke Rasmussen of Denmark outside the West Wing of the White House March 30, 2017 in Washington, DC. President Trump is hosting Prime Minister Rasmussen with an Oval Office meeting. (Photo by Cheriss May/NurPhoto via Getty Images)

Zyrtarë të lartë gjermanë po shprehin kritika të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, një javë para samitit të NATO-s. Zyrtarët e qeverisë gjermane kanë shprehur kritikat e tyre në intervista të dhëna për mediat, një ditë pasi Trump i tha turmës së mbështetësve se amerikanët kanë qenë “budallenj” që kanë paguar shuma të mëdha ndaj faturave të mbrojtjes së Gjermanisë dhe NATO-s.

Trump i është adresuar kancelares gjermane Angela Merkel gjatë një tubimi në SHBA, duke thënë: “E dini ju Angela, ne jemi duke ju mbrojtur dhe kjo do të thotë shumë për ju, sepse unë nuk e di se çfarë mbrojtje kemi ne duke ju mbrojtur juve”.

Trump kishte akuzuar Merkelin për marrëveshjet e naftës me Rusinë që i mundësojnë Moskës miliarda dollarë, derisa SHBA, sipas tij po kujdesej për mbrojtjen e Gjermanisë nga ushtria ruse.