Zyrtarët konsullor të MPJ-së, i nënshtrohen provimit profesional

21.10.2016 12:15:21

Zyrtarë konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme iu kanë nënshtruar sot provimin profesional të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, paraprakisht Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike, kanë organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile, Regjistrimit Civil dhe përdorimit të sistemit të Gjendjes Civile, për zyrtarët konsullor të Ministrisë se Punëve të Jashtme.

“Agjencia e Regjistrimit Civil ka përmbushur obligimin ligjor rreth organizimit të trajnimit në fushën e Gjendjes Civile për zyrtaret Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja në fushën e Gjendjes Civile e stafit diplomatik të MPJ-së, të ngarkuar me çështje konsullore, nëpër misione në botë, si dhe për stafin e çështjeve konsullore në MPJ, si kusht për paraqitjen e provimit profesional. Pjesëmarrës në trajnim ishin 26 zyrtarë të MPJ-së të ngarkuar me çështje konsullore”, thuhet në njoftim.