Zyrtarët malazez të interesuar për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin (Video)

08.04.2017 20:53:03
Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën.

Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.

Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.

Presidenti i Malit të Zi, Filipe Vujanovic ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varët liberalizmi i vizave. “Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic./VOA