Zyrtari i AAK-së e quan Lumir Abdixhikun e LDK-së vogëlush

23.02.2018 14:10:55

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka reaguar ndaj deklaratave të LDK-së për demarkacionin.

“Ky vogëlushi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, veç men po shet! Ramush Haradinaj udhëhiqet nga parimet e burrshtetasit, e jo nga inatet. Dhimbje e pakuptueshme e juaja kjo. Te pakten tregoni arsyen, se gjysma e të keqes ju largohet“, ka shkruar Tolaj në llogarinë e tij në Facebook.