Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Mustafa theksoi edhe një herë nevojën për njëluftë kundër monopoleve, pasi që ende një numër i vogël i kompanive po fitojnë tendere. Nevojën për luftën kundër monopoleve, kryeministri Mustafa e pat deklaruar edhe në muajt e parë të vitit të kaluar, pra që në fillim të mandatit qeverisës, por zhvillimet që pasuan, të nxitura edhe nga kompani që u frikësuan se në këtë mënyrë do të humbisnin monopolet e tyre, luftën kundër monopoleve e lanë në plan të dytë. Ritheksimi në këtë kohë nga ana e kryeministrit Mustafa i kësaj çështjeje, dëshmon për përkushtimin e tij që t’u jepet fund monopoleve dhe t’i hapet rruga konkurrencës së lirë dhe të drejtë. Pranimi i faktit se ka monopole dhe se duhet luftuar atë, ndërkaq është edhe një aspekt i realizmit politik dhe qeverisës, e që bën të qartë vendosmërinë e kryeminstrit që të luftohen ato. Mirëpo, lufta kundër monopoleve është sfida më e madhe e shtetit dhe e shoqërisë, pasi që mbrapa kompanive që kanë vënë monopole qëndrojnë ose vetë politikanë dhe zyrtarë të lartë institucionesh, ose biznesmenë të fuqishëm që kanë arritur me forma korruptive dhe me forma të tjera që të detyrojnë zyrtarë të lartë të shtetit që t’u mundësojnë përparësi në fitimin e tendereve të ndryshëm. Po ashtu, edhe brenda forcave politike ka biznesmenë të fuqishëm që nxisin dhe zhvillojnë luftë klanesh. Rasti i audiopergjimeve të publikuara pas pesë-gjashtë vitesh, dëshmon vetëm për një segment të monopoleve, pasi që çështje është edhe më e thellë dhe kap edhe individë dhe institucione ndërkombëtare në Kosovë. Një element tjetër që duhet vënë në pah është se shumë kompani kanë bashkëpronësi me serbë, dhe me kompani nga Serbia, dhe këto janë kampani të pjesëtarëve të fuqishëm të politikës, kryesisht të linjës së Tiranës/Kretës, pra të strukturave mafiozo-politike, dhe këto thuajse kanë monopolin kryesor pas kompanive të vetë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit. Bashkëpronësia me kompani serbe është edhe e shumë pjesëtarëve të partive opozitare, që e kanë gojën plot patriotizëm, dhe fillojnë që nga vezët, nga lojrat e fatit, e deri te kompani farmaceutike. Po ashtu, ka edhe nga fusha e mediave që pronarë mediash apo portalesh janë bashkëpronarë me serbë. Dhe të gjitha këto, kanë bërë që shteti të jetë i pafuqishëm që të luftojë monopolet, kurse lufta kundër monopoleve është lufta kundër kapjes së shtetit dhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, lufta kundër monopoleve është sfida kryesore e shtetit dhe e shoqërisë, dhe kryeminstri Mustafa e di më mirë se të gjithë këtë, por megjithatë ka vendosur që të hedhë hapin në drejtim të kësaj lufte, e cila do të duhej të fitohet dhe do të fitohet. Me deklarimin e luftës kundër monopoleve, kryeministri Mustafa ka sfiduar të gjithë që e kanë gojën plot kundër monopoleve dhe korrupsionit, e që janë me shumicë edhe në politikë, edhe në media, e që vetë janë njerëzit më të korruptuar dhe më të përfshirë në kapjen e shtetit dhe në krijimin dhe ruajtjen e monopoleve. Mirëpo, kjo sfidë që kryeminstri Mustafa u ka bërë bartësve të korrupsionit dhe të monopoleve nuk është sfidë personale, nuk është sfidë institucionale, por është sfidë e shtetit dhe e shoqërisë dhe të gjithë duhet të bëjnë pjesën e vet të punës. Këtë luftë duhet fituar si shtet dhe si shoqëri, kurse kryeministri Mustafa është këtu për ta orientuar këtë luftë në mënyrë institucionale, e që do të thotë se këtë luftë duhet fituar së bashku me të gjitha institucionet e shtetit të varurat dhe të pavarurat, dhe vetë shoqëria në mënyrat më të përshtatshme të mundshme.
Ballina Editoriali Mbrapa monopoleve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit, të opozitës...