Nga Shukrje Gashi
Pas zhvillimeve te sotme ne Veri te Mitrovices, gjate nje akcioni legjitim te Policise se Kosoves atje, per ndjekjen e kryeseve te krimeve dhe veprimeve kontrabanduese, qe nuk kishte karakter politik, gjegjesisht sjelljeve vandale te bandave kriminele dhe strukturave parale serbe ndaj Policise se Kosoves, te stisura nga perfaqesuesit e Listes Serbe dhe Qeverise serbe ne Beograd, Qeveria e Kosoves duhet te ndermerr hapa konkret per te eleminuar ndikimin e metutjeshem te demshem qe Lista serbe dhe Qeveria ne Beograd, kane mbi serbet lokal ne Kosove, sigurisht jo te mirepritur nga shumica e ketij komuniteti. Menyre efektive per te realizuar kete qellim, pervec veprimeve legjitime te Policise se Kosoves kunder kontrabandes dhe krimit, eshte edhe metoda mobilizuese per integrimi te qendrueshem te komunutetit serb ne Veri te Mitrovices, permes dialogut lokal me komunutetin serb, te cilin besoj qe Qeveria e ka ne agjende. Partners Kosova Center for Conflict Management, e ka nje pervoje te pasur per realizimin e nje dialogu te tille, duke aplikuar Modelin – Proceset Bashkepunuese, nje storje e suksesshme e pervojes se testuar, permes implementimit te projekteve te veta me komunutetin serb, sipas shembullit – Ndikimi nga Komunat Fqinje, te cilen e ka demonstruar disahere ne periudha te ndryshme, sidomos kur Misioni i ICO ishte aktiv ne Kosove dhe ne vazhdim. Qasjet dhe perpjekjet e ndryshme kozmetike ne kete fushe nga disa OJQ-e latente, kane rezultuar te jene pervoja te paqendrueshme, si pasoje e mungeses se shkathtesive profesionale per dialog dhe motivit per angazhim serioz e empatik. Eshte ne mision te Partners Kosova fuqizimi i bashkëpunimit ne mes te Qeverise dhe OSHC-ve, me qellim qe integrimi i komunuteteve pakice te jete i qendrueshem, real dhe jo kozmetike politike.