“Shqipja” e Sanxhakut ruhet vetëm në zonat e thella malore!

06.12.2017 22:04:49

Nga Sevdail Hyseni

Në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e fl asin shqip, përveç në zota e thella malore
të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Borishtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafi rët, ose kur fl asin fshehur
për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe
te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri. Në prag të festave të nëntorit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me ftesë të Reisit të Rijasetit
të Bashkësisë Islame në Serbi Dr. Sead ef. Nasufoviq, vizitoi Novi Pazarin dhe disa vendbanime të Tutinit, në brezin kufitar me Malin e Zi, atje ku gjuha e shqipe nuk e ka humbur rrënjën e saj. Këto vizita të Myftiut Saqipi, vijnë menjëherë pas atyre të parave të zhvilluara në Greqi, pikërisht në pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës e vendlindjen e kolosit të letrave shqipe Faik Konica, si dhe në vendlindjen e Alfabetit të Gjuhës shqipe, në Manastir të Maqedonisë. Nëpër këto troje shqiptare të ndara padrejtësisht nga shtetet serbo-greko-maqedonase, gjuha shqipe ende fl itet, jo vetëm nga pleqtë e plakat shqiptare, por aty-këtu edhe nga të rinjtë. Derisa në Janinën e Ali Pashait dhe të madhit Faik Konica, gjenden shqiptarë të cilët nuk ngurrojnë të deklarojnë origjinën, ka edhe të atillë, që ngurrojnë nga frika të mos shprehen lirshëm, duke pëshpëritur si nën buzë “Shqip
fl asin vetëm grekët e vjetër!”. Ndërsa edhe në Sanxhak të Serbisë, shqiptarët e  boshnjakëzuar nuk e kanë atë komoditet të shprehen shlirshëm, me ballin lartë, se janë shqiptarë e fl asin shqip, përveç në zota e thella malore të rajonit të Tutinit si: Peshteri, Baçica, Shkreli, Boroshtica, Ugëlli (Ugao) etj, nëpër të cilat, aty-këtu, dëgjohet ndonjë fjalë shqipe, sidomos kur vijnë mysafi rët, ose kur fl asin fshehur për të mos kuptuar të afërmit e tyre, që nuk e dinë shqipen. Ugëlli, bën përjashtime, në këtë vendbanim, gjuha shqipe nuk është ruajtur vetëm ndër gjenerata të vjetër, por edhe te fëmijët e tyre si ajo e Sali Hukajt 86 vjeçar, i njohur si Sali Bajri.
Baçica – Shqipëria e vogël/Për të parë nga afër se si frymon gjuha shqipesh në këto troje të lashta ilire, Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, fi llimisht vizitoi Peshterin e Poshtëm,
duke zgjedhur Baçicën e Sali Makajt, haxhiut, i cili në këtovise gëzon një autoritet dhe popullaritet të pashoq. Po shqip fl asin edhe të tjerët e këtij fshati, me të cilët llafosi shqip
Myftiu pas faljes së namazit. Ata, nuk harrojnë të përkujtojnë epitetin e dikurshëm që mbante vendlindja e tyre Baçica, të cilën e quanin fshatrat përreth si Shqipëria e Vogël. Secili që bisedonte me Myftiun në shqip, ia drejtonte gishtin nga Peshteri i Epërm, atje ku shqipja fl itet më thekshëm si në Shkrel, Borishticë dhe Ugëll. Këto vendbanime shtrihen në
një zonë të thellë malore në një lartësi mbidetare prej 1200 m, në kufi me Malin e Zi, në një largësi prej 4-5 km. Naser Shkreli, profesor i gjuhës ruse, ish punëtor i arsimit e fl et
shqipen rrjedhshëm dhe krenohet me fi sin e kelmendëve, që ka dhënë burra dhe gra të pushkës dhe pendës. Shkrelët, sot, nuk i ke vetëm në Sanxhak, Bosnje e Maqedoni, por edhe në Amerikë, bile një bijë shqiptare nga Shkrelët (Suzana Shkreli) për pak vota desh u bë kongresmene. Prof. Naseri, është, ai, burrë që gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Sanxhak, i vetmi është deklaruar dhe është regjistruar si shqiptar, bile nëpër gazmende familjare dhe manifestime kulturore e mban plisin e bardhë mbi kokë. Duke biseduar me banorët e Shkrelit, njëri nga më të moshuarit e mori një gazetë, që botohet në Amerikë me emrin “Shqiptari”, i cili deri sa e mbante në dorë iu rrokullisën disa pika loti nëpër faqet e tij të mbuluara me rrudha, qoftë nga pasha e viteve, qoftë nga malli për shqipen e folur dhe të shkruar. Po, nga Shkreli e kemi edhe prof. dr. Rexhepin, nënkryetar të Këshillit Kombëtar
për Sanxhak dhe veprimtarë të tjerë, të cilët me punën dhe veprën e tyre e anë nderuar gjithë shqiptarinë. Biseda me pleqtë e fshatit Ugëll, në konakun e Sali Hukajt, është një nga më të veçantat gjatë këtyre vizitave nëpër Sanxhak. Konakun e këtij burri me tipare të vërteta të malësorit e kanë vizituar edhe miq të tjerë përveç Myftiut, nga i cili janë ndarë me kujtime sa të dhembshme aq edhe krenare. Saliu 86 vjeçar, djalë i një luftëtari të Shaban Polluzhës, jo vetëm që nuk e ka humbur gjuhën shqipe, por edhe e ruan dhe e zhvillon me gjelozi dhe fanatizëm të madh. Gjatë bisedave të ngrohta, me plot emocione dhe nostalgji, nuk shpëtonin edhe të sharat, që rridhnin natyrshëm shqip në adresë të atyre, politikanëve nga këto zona, të cilët pak kujdesen për investime, pastaj edhe
për ata, që në vend të shqipes po fl asin boshnjakçe e serbçe e kështu me radhë.
“Shqipja ruhet, aty ku shkruhet!”/Baba im, thotë Amir Goçi, dikur e mbante shkopin e ngrehur në dorë, duke na kërcënuar të mos fl asim boshnjakçe, por vetëm shqip. Mirëpo,
me kohën gjërat kanë ndryshuar. Si të ruhet gjuha shqipe në këto vendbanime kur mësimi nëpër shkolla zhvillohet boshnjakisht (serbisht), mjetet e informimit si dhe lutjet nëpër xhamia po ashtu?! Ndërkaq, Deli Kurbashi, thotë me krenari se fshati i tij Ugëlli, ka Xhaminë më të vjetër në Sanxhak, madje është nga vendet e veçanta që shqipja nuk
është humbur si dhe me krenari fl et për luftën e fundit për organizimin e të rinjve të këtij fshati, të cilët lëre që u bënë mburojë për fshatrat e tjerë, të rrezikuara nga çetnikët,
por edhe dhanë shumë heronj për lirinë e vendit. Vlen të theksohet se Ugëlli është vendlindja Dr. Sulejman Uglaninit, deputet dhe njëri nga liderët me zë të Sanxhakut, për të
cilët banorët e fshatit thonë se pak ka bërë, për përparimin e vendlindjes së tij, të paktën në asfaltimin e rrugëve të mbytura në baltë. Nga bisedat e zhvilluara me banorët
e fshatrave kodrinore të Sanxhakut, nuk shpëton pa u thënë edhe nevoja e hapjes së shkollave shqipe, kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe kërkesat në adresë të
Shqipërisë dhe Kosovës, për të bërë më shumë për motivimin e të rinjve për vazhdimin e shkollimit në Universitete shqiptare, me lehtësira në këtë drejtim, ngase vetëm në
këtë mënyrë “Shqipja ruhet aty, ku shkruhet!”. Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, për këto vizita të rëndësishme falënderon Reisin e Bashkësisë Islame në Serbi. Dr. Sead ef.
Nasufoviq, nënkryetarin e Këshillit Kombëtar për Sanxhak Rexhep Shkreli, profesorin e nderuar dr. Mensur Zukurliq dhe gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e këtij misioni.