Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001: Pse SHBA-të?

11.09.2016 15:17:43

Dita e martë e 11 shtatorit 2001, ka hyrë në kalendarin e ngjarjeve shumë të rëndësishme njerëzore, politike, diploamtike, të sigurisë, të gjeopolitikës botërore, sepse më atë ditë terroristë që kishin marrë peng aeroplanë udhtarësh, kishin goditur Kullat Binjake në SHBA, si dhe Pentagonin. Shteti më i fuqishëm në botë, sulmohej në institucionin më  tipik të arkitekturës ekonpomike dhe të sigurisë botërore. 2977 viktimat e këtin sulmi, ishin vetëm pasojat tragjike të tij, që domsdo shkaktoi tronditje botërore, por këto sulme kishin tronditur sigurinë botërore, dhe kishin bërë të qartë se lufta urbane, lufta terroriste është e arritshme në çdo shtet të botës. Më 11 shtator 2001, bota mori mesazhin kryesor: terrorizmi është lufta urbane, është lufta që do të sfidojë shtetet, do të sfidojë shoqëritë dhe sistemin e vlerave mbi të cilat funksionojnë. Dhe ky vërtet ishte një mesazh shumë i rëndë, maklabër dhe kundërnjerëzor, kurse vitete që pasuan dëshmuan se vërtet bëhert fjalë për makabritet që nuk njeh parime, që nuk njeh rregulla dhe që nuk njeh përjashtime. Terrorizmi botëror që me makabritetin e tillë nuk kishte ndodhur më parë se më 11 shtator 2001, tashmë është bërë sfida kryesore e shteteve dhe e shoqërive botërore, sepse ka përfshirë shtete të shumta dhge të fuqishme, duke sjellë edhe viktima, skena makabre dhe tronditje të mëdha. Prandaj, më 11 shtator 2001, nuk u goditën SHBA-të, nuk u goditën thjesht dy Kulla Binjake, as vetëm Pentagoni, por u godit bota mbarë, bota që kishte vendosur të jetonte në bazë të lirisë, të demokracisë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Po pse SHBA-të?

Natyrisht se duhet të jesh i informuar për të gjitha detajet, për të gjithë ndërlikueshmërinë e këtij sulmi që të mund të japësh një përgjigje të saktë, ose afër të saktës, por ajo që mund të thuhet me siguri, se pas shembjes së regjimeve komuniste, përkatësisht të Traktatit të Varshavës, roli i SHBA-ve dhe përgjegjësia e saj për sigurinë botërore ishte rritur dukshëm, sepse tashmë nuk ishte një armik: Traktati i Varshavës, por ishin shumë armiq të demokracisë dhe të lirisë. Nëse bota më parë ishte dycetrike, tashmë ishte bërë policentrike, sepse nga shpërbërja e Traktatit të Varshavës dhe e Bashkimit Sovjetik, dolën shumë shtete që u bënë poseduese të armëve bërthamore, të cilat jo në një rast, këto armë, ose koka më të vogla bërthamore i kanë trafikuar në tregun ilegal të armëve. Kjo vlente sidomos për shtetet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, shumica e të cilave kishin regjime vasale në raport me Moskën dhe me Beogradin. Dhe janë pikërisht këto shtete që u bënë burimi konfliktesh, gjakderdhjesh dhe krizash të thella të paqes dhe sigurisë botërore, por edhe vende nga burojnë edhe organizata dhe sulme të ndryshme botërore, nga e kanë burimin edhe sulmet e 11 shtatorit 2001.

Një arsye tjetër është edhe rikthimi i konteksteve gjeopolitike e gjeostrategjike paraamerikane, përkatësisht të konteksteve gjeopolitike para se amerikanët të futen në gjeopolitikën evropiane dhe botërore, gjatë dhe në fund të Luftës së Parë Botërore. Shtete të tilla si Franca, Italia, Anglia kanë pasur koloni pikërisht në Lindjen e Aflrt dhe të Mesme, dhe me përfundimin e Luftës së Ftohtë, pretenduan që të rikthejnë ndikimin e tyre. Duhet thënë se futja e amerikanëve në gjeopolitikën evopriane dhe botërore kishte bërë që të ndodhte edhe dekonolonizimi i kolonive të ndryshme që u shndërruan në shtete të pavarura. Natyrsisht ky proces ka qenë më i ndërlikuar dhe pasojë e bashkëveprimit apo të ndërveprimit të shumë faktorëve, madje edhe të kundërt, por megjithatë, demokracia amerikane që e koshte mahnitur edhe Fransis de Tokëvilin, një nga personalitetet e rëndësishme të mendimit francez që mbahej si par exelence në filozofinë dhe shkencat humane evropiane, kishte bërë që edhe gjeopolitika evropiane dhe botërore të ishte me demokratike. Të kujtojmë se ishin SHBA-të ato që zëvendësuan parimin e fitmitarit të luftës që ishte parimi kryesor për zgjedhjen e konflikteve dhe vendosjen e paqes, me parimin e vetëvendosjes së kombeve, parim që u bë edhe një nga parimet bazë në dekolonializimin e kolonive në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, por edhe në Afrikë në përgjithësi dhe në pjesën latino-amerikane të kontinetit amerikan. Për aq kohë sa ishte Lufta e Ftohtë dhe bota bipolare, shumë konflikte dhe shumë pretendime ishin ngrirë, dhe me këtë edhe pretendimet e shteteve të tilla si Franca, Italia e Anglia ishin ngrirë, kurse me përfundimin e kësaj Lufte, ndër shumë çështje që janë rihapour, janë pikërisht edhe pretendimet e këtyre shteteve për të shtrirë ndikimin e tyre në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Franca më shumë, por edhe shtete të tjera flirtuan shumë me refgjime autoritare dhe të kohës së Luftës së Ftohtë, duke synuar kështu edhe rikthimin në gjeopolitikat rajonale dhe botërore. Natyrisht, jo gjithçka kishte edhe miratimin e SHBA-ve, të cilat veç kishin një barrë të shtuar për sigurinë botërore. Kështu, Lindja e Afërt dhe e Mesme ishte rikthyer në një terren gjeopolitik ku luheshin lojëra të ndyra nga shtete të ndryshme evropiane, në radhë të parë të Francës, e cila nuk e kishte problem fare të flirtonte edhe me Moskën, e cila synonte t’i mbante ato shtete nën ndikimin e saj. Aty ishin vënë bazat e një gjeopolitike të re evropiane dhe mesdhetare dhe të euroazisë, e cila pretendonte të përjashtonte SHBA-të nga ndikimi i tyre dhe i realizimit të përgjegjësive për sigurinë botërore. Shtete të tilla si Franca, pretendonin të krijonin balanca të tilla gjeopolitike me Moskën që synonin margjinalizimin e SHBA-ve. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore se përse Franca kundërshtoi fort bombardimin e Irakut, dhe përfshirjen në një front botëror kundërterrorist në krye me SHBA-të. Dhe që atëherë Franca ka bërë përpjekje që ajo ta marrë udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit botëror, duke keqpërdorur edhe disa sulme terroriste të kryera në disa qytete franceze, e të cilat sipas gjasash janë kryer edhe me dijen paraprake të shërbimeve sekrete franceze. Pra, Franca vazhdon betejën për të marrë udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit botëror dhe për ta margjinalizuar SHBA-të.

Një arsye tjetër që lidhet edhe me këtë më lartë, është edhe fakti se Franca herët ka filluar që të vëjë në dyshim rolin kryesor të SHBA-ve në gjeopolitikën evropiane dhe botërore, duke u arsyetuar se pasi Traktati i Vrashavës nuk ekziston më, dhe Bashkimi Sovjetik është shpërbërë, e së këndejmi edhe Lufta e Ftohtë ka marr fund, nuk ka nevojë as për NATo, por as për rolin udhëheqës të SHBA-ve. Herët shumë, Franca pat dal me propozimin që edhe nëse nuk shpërbëhet NATO, atëherë të krijohet ehde EURONATO, pra një pjesë e NATO-s që do të përbëhet nga shtete evropiane, e cila do të kujdesej për sigurinë evropiane, dhe NATO të mbetet aleancë ushtarake për sigurinë botërore. Me këtë rast, SHBA-të do të përjashtoheshin nga gjeopolitika evropiane, dhe në këtë mënyrë do të rikthehej koncepti i Fuqive të Mëdha qëp ka pasur gjatë shekullit XIX dhe pjesës së parë të shekullit XX, dhe do të riktheheshin raporte gjeopolitike të tilla që kanë qenë dikur, e që kanë qenë raporte që kanë vepruar në një trekëndësh gjeopolitik Paris – Moskë – Beograd, e që shqiptarëve u ka kushtuar me humbje territoresh, me gjenocide dhe me spastrime etnike. Në këtë kontekst, fragmentarizimi i gjeopolitikës botërore, i kishte dhënë mundësi Moskës që të mund të operonte me më komoditet dhe të realizonte qëllime të tila, siç janë edhe futjen e përçarjes ndërmjet shteteve të ndryshme evropiane, siç ishte rastin në Gjeorgji, Ukrainë, etj., si dhe të bëhej faktorë i rëndësishëm edhe në luftën kundër terrorizmit botëror, madje duke u shtyrë fort me SHBA-të.

Të gjitha këto aspekte, të cilat janë vetëm pak në morinë e shumë aspketeve të tjera, janë duke karakterizuar gjendjen e paqes dhe sigurisë botërore, por që në fakt zanafillën e kanë pikërisht në sulmet e 11 shtatorit 2001, duke i bërë këto sulme fillim të angazhimeve të mëdha për të ndryshuar balancat botërore, me synimin që të margjinalizohen SHBA-të, të fuqizohet roli i Rusisë, i shteteve të tilla si Franca, dhe të vendoset një gjeopolitikë e re që bazohet në gjeopolitikat e shekullit XIX dhe të fillimshekullit XX.